Franca konfirmon trajnerin Deschamps, Zidane gjithmonë e më afër Juventusit
Franca bën lëvizjen e saj, ashtu si mendohej, duke konfirmuar në krye të bankinës Didier Deschamps. Në këtë pikë, Zinedine Zidane është më afër Juventus. E ardhmja e Zizou dukej e vulosur pas Botërorit 2022 në Katar, ku Les Bleus arritën deri në finale.
Bankina e Deschamps si trajner kombëtares ishte dëshira e madhe e Zidane, që e shihte si vendin më komod për të vazhduar një karrierë fitimtare. Por, Federata Franceze e Futbollit mendon të vazhdojë me Didi. Një e dhënë tjetër do të ishte lamtumira përfundimtare me Gjelat e Karim Benzema, në mosmarrëveshje të fortë me trajnerin aktual dhe i rreshtuar në anën e mikut të tij Zizou.
Zidane duhet të vlerësojë propozimet e reja, teksa ka konfirmuar disa javë më parë se ka një mundësi të mirë për të ardhmen. Pas refuzimit për Manchester United dhe një marrëdhënie të turbullt me PSG-në, për të cilën ai nuk është plotësisht i bindur, Juventus është një nga rrugët përpara tij. Të paktën për gazetën franceze.
Në fakt, për “L’Equipe”, Juventus do të ishte një “projekt që mund ta tërheqë”, por krahasuar me zëvendësimin e parë të Allegri apo Sarri, situata në klubin bardhezi ka ndryshuar. Në planin ekonomik do të ishte shumë e vështirë. Duhet përballuar paga e Allegri (që nuk është në skadencë) dhe duhet marrë përsipër një pagë edhe më e lart për Zidane.