Franca kualifikohet në gjysmëfinalen e Botërorit

10 dhjetor 2022 | 22:05

Franca është gjysmëfinalistja e fundit e Botërorit të Katarit, pasi mundi 1-2 Anglinë.

Mesfushori i Realit, Tchouameni do kalonte francezët në avantazh pas 15 minutash lojë. Një goditje nga distanca e tij do përfundonte në rrjetë, duke mos i dhënë asnjë shans portierit Pickford.

Po Tchouameni do rrëmbente skenën sërish, por këtë herë protagonist negativ. Ai do shkaktonte penallti në minutën e 54-t, për t’i dhënë një shans të artë kundërshtarit. Nga pika e bardhë një ekspert si Harry Kane nuk mund të gabonte, Lloris u mposht.

Sa në njërën portë në tjetrën, loja bëhet shumë e bukur më pas, me mundësi nga të dyja skuadrat.

 

Olivier Giroud do flirtonte me golin në minutat e fundit, por Pickford i tha jo, me një super-pritje. Pak më vonë, po Giroud do “tundtte rrjetën”, duke çuar në këmbë stadiumin.

“3 luanët” do fitonin sërish 11-metërsh, Harry Kane e bëri baltë këtë herë, topi përfundoi në tribuna. Kështu, Franca e Didier Deschamps mbërrin në gjysmëfinale, ku do përballet me Marokun.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Franca është rikthyer sërish në avantazh ndaj Anglisë, teksa tashmë…