Franca kundër vendosjes së reduktimit të gazit rus

25 korrik 2022 | 15:41

Franca është kundër vendosjes së objektivave uniforme për reduktimin e konsumit të gazit në Evropë në mes të një krize energjetike të afërt, kanë thënë zyrtarë nga ministria e energjisë e vendit.

Objektivat e së ardhmes duhet veçanërisht të marrin parasysh kapacitetet eksportuese të secilit vend, shtuan zyrtarët, përpara një takimi të ministrave evropianë të energjisë të martën në Bruksel, raporton “Al Jazeera”.

Krahu ekzekutiv i Bashkimit Evropian ka propozuar javën e kaluar që të gjitha vendet anëtare të reduktojnë përdorimin e gazit nga gushti në mars me 15 për qind. Objektivi fillimisht do të ishte vullnetar, por do të bëhej i detyrueshëm nëse Komisioni shpallte një emergjencë.

Por, që në fillim propozimi ka hasur kritika nga një sërë vendesh, duke përfshirë Spanjën, Portugalinë dhe Greqinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Altini, djali i ish-kreut të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi,…