Franca lidh reaktorin bërthamor me rrjetin elektrik për herë të parë në 25 vjet
Franca ka lidhur reaktorin e ri bërthamor Flamanville 3 me rrjetin elektrik këtë mëngjes hera e parë në 25 vjet, njoftoi kompania shtetërore e energjisë EDF.
Reaktori filloi të funksionojë në shtator, para lidhjes, 12 vjet pasi ishte planifikuar fillimisht dhe kushtoi rreth 13 miliardë euro, katër herë më shumë se sa ishte parashikuar.
“Ekipet e EDF arritën të lidhin EPR Flamanville me rrjetin kombëtar për herë të parë në orën 11:48. Reaktori tani po prodhon energji elektrike,” tha EDF.
Reaktori me fuqi 1.6 gigavat është më i madhi në Francë dhe ndër më të fuqishmit në botë së bashku me reaktorin kinez Taishan me fuqi 1.75 gigavat dhe Olkiluoto në Finlandë. Është reaktori i parë i lidhur me rrjetin qe nga Civaux 2 në vitin 1999, dhe kjo po ndodh në kohën e eksporteve rekorde franceze të energjisë elektrike.
EDF planifikon të ndërtojë gjashtë reaktorë të tjerë për të përmbushur premtimin e presidentit Emmanuel Macron për tranzicionin energjetik, megjithëse nuk dihet ende se si do të financohen projektet.