Franca liron disa pengje në Burkina Faso
Forcat franceze kanë liruar katër pengje në shtetin e Afrikës Perëndimore, Burkina Faso, gjatë një bastisjeje ushtarake që u ka kushtuar me jetë dy ushtarëve, ka thënë presidenca franceze më 10 maj.
Operacioni ushtarak për të liruar dy turistë francezë ashtu sikurse një amerikan dhe jugkorean në pjesën veriore të këtij shteti ka ndodhur gjatë natës, ka thënë presidenti francez, Emmanuel Macron gjatë një deklarate, raporton “Rel”.
Turistët kanë dështuar të kthehen nga vizita e tyre nga kjo zonë, derisa ciceroni i tyre është gjetur më vonë i vdekur.
Macroni ka shprehur ngushëllime për ushtarët e vdekur në operacion dhe është zotuar se do të mbështesë Burkina Fason dhe shtetin tjetër Beninin për të luftuar terrorizmin në rajonin Sahel.
Në deklaratë nuk është përmendur se kush është duke mbajtur turistët, ndërkohë që militantët islamikë janë bërë shumë aktivë në këtë rajon.