Franca mban opsion rikthimin e sulmeve, nëse Siria kalon “vijat e kuqe”
Për Francën, ndërmarrja e veprimeve të reja ushtarake në Siri mbetet opsion, në rast se kalohen vijat e kuqe. Kështu është shprehur të shtunën ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian.
Në një intervistë për CNN-in, Le Drian ka deklaruar se nuk kishte asnjë dyshim se kishte ndodhur sulm kimik dhe se gjithsesi ishte përdorur klori, në Douma.
Le Drian ka theksuar se objektivat e sulmeve në Siri janë përmbushur, derisa shtoi se një pjesë e madhe e arsenalit kimik të Sirisë është shkatërruar.
Të gjithë avionët janë kthyer në mënyrë të sigurt.
Ai shtoi se ka vazhdimi i negociatave me Rusinë është i nevojshëm.
Nga ana tjetër, udhëtimi i presidentit francez Emmanuel Macron në Shën Petersburg, në fund të majit, do të vazhdojë siç është planifikuar.