Franca mbështet sektorin audiovizual në Kosovë

16 korrik 2024 | 14:12

Nga shpikja e fotografisë nga Nicéphore Niépce, te kinemaja e vëllezërve Lumière deri te studiot më të mëdha franceze të lojërave video në botën bashkëkohore, industritë audiovizive, kulturore dhe krijuese në Francë janë për ne sinonim i krenarisë dhe inovacionit. Eshtë gjithashtu një sektor kyç ekonomik i cili punëson më shumë se 250,000 punonjës në 13,000 kompani në sektorë të ndryshëm të veprimtarisë audiovizive: kinema, filma të animuar, transmetim radiofonik, televizion, video lojëra, …. Franca është vendi në Evropë me më shumë kinema dhe është një nga vendet në të cilat industria e videolojërave gjeneron më shumë të ardhura. Ai është gjithashtu një sektor vendimtar për identitetin kulturor të një vendi dhe vizibilitetin e tij jashtë vendit. Kjo është arsyeja pse Franca vendosi ta ndihmojë Kosovën në këtë fushë.

Nisur nga rëndësia kulturore dhe ekonomike e këtij sektori, është krejt e natyrshme që Instituti Francez i Kosovës ka vendosur që një pjesë të aksionit të bashkëpunimit të fokusohet në fushën e industrisë kulturore dhe krijuese. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në Kosovë, një vend i talenteve të mëdha dhe artistëve të njohur, ku sektori audiovizual është dinamik dhe tërheqës: regjisorët dhe sipërmarrësit e rinj kosovarë në fushën e kinemasë, animacionit dhe video lojërave njihen dhe vlerësohen ndërkombëtarisht.

Për të mbështetur këtë dinamizëm dhe këta talentë kosovarë, Franca, me ambasadën dhe Institutin Francez të Kosovës (IFK) e ka bërë zhvillimin e sektorit të industrisë kulturore dhe kreative kosovare prioritet të diplomacisë sonë të bashkëpunimit për disa vite.

Përtej mbështetjes për shpërndarjen e veprave audiovizuale franceze gjatë festivaleve dhe ngjarjeve kulturore të organizuara në Kosovë si Festivali i Filmit Frankofon, Java e Frankofonisë, bashkëpunimi franko-kosovar në fushën e audiovizive është:

– Marrëveshja e bashkëprodhimit të filmit ndërmjet Francës dhe Kosovës e nënshkruar gjatë Festivalit të Kanës në pranverë  e vitit 2022. Filmi i parë i bashkëprodhuar midis Francës dhe Kosovës është “Bota jonë” nga regjisorja e re Luana Bajrami, i shfaqur në vjeshtë 2023. Filma të tjerë janë duke u realizuar.

– Mbështetje për tre festivalet më të mëdha në Kosovë që kanë fituar famë ndërkombëtare: DokuFest në Prizren, dedikuar filmave dokumentarë, Festivali i Filmit në Prishtinë Prifest, dhe në fund festivali Anibar, i organizuar çdo vit në mesin e korrikut në Pejë rreth filmit të animacionit.

Takime ndërmjet profesionistëve kosovarë dhe francezë në sektorin audiovizuel. Kështu, u organizuan shkëmbime midis ekipeve të dy festivaleve Anibar dhe Dokufest dhe aktorëve të industrive kulturore dhe krijuese franceze të rajonit Hauts de France, si Studio Kombëtare e Arteve Bashkëkohore të Fresnoy dhe Qendrës Rajonale kushtuar imazhit të animuar Pictanovo.

– Mbështetja e ekspertëve francezë nga Qendra Kombëtare Kinematografike (CNC) për Ministrinë e Kulturës së Kosovës për hartimin e një ligji të ri kornizë i cili duhet të forcojë mbështetjen për kinemanë.

Veprimi ynë i bashkëpunimit dhe mbështetjes për sektorin audiovizuel dhe industrinë kulturore dhe kreative po zhvillohet  ka një kohë të gjatë dhe ne vazhdojmë ta forcojmë atë. Hapja e Institutit të ri Francez në Kosovë është pjesë e kësaj dinamike dhe hap një kapitull të ri në marrëdhëniet kulturore dhe ekonomike ndërmjet Francës dhe Kosovës.

Prandaj me kënaqësi dhe entuziazëm të madh që ne po lansojmë sot projektin Génésis. I financuar nga Ministria Franceze për Evropën dhe Punët e Jashtme, ky projekt Génésis e lidh Institutin Francez të Kosovës me Anibar dhe Akademinë e animacionit. Ai synon të zhvillojë ndêrmarrjen kulturore dhe ekonomike, kinemanë, filmat e animuar dhe industrinë kulturore dhe krijuese në mbarë Kosovën, duke u mbështetur në partneritetet dypalëshe ndërmjet Francës dhe Kosovës.

Kështu, Anibar, i cili ka reputacion të njohur ndërkombëtarisht në fushën e animacionit, do të luajë rolin e inkubatorit dhe trajnerit për rreth gjashtëdhjetë kosovarë të rinj të përzgjedhur çdo vit nga Akademia Anibar për tetë muaj trajnim mbi teknikat e animacionit.

Në fund të këtij trajnimi, studentët sipërmarrës do të prezantojnë secili një projekt kreativ në sektorin audiovizual përpara një paneli ekspertësh të institutit francez. Instituti Francez i Kosovës do të luajë edhe rolin e përshpejtuesit dhe lehtësuesit për realizimin e projekteve, p.sh. për një projekt të krijimit të mikro-ndërmarrjeve në fushën e animacionit, prodhimit ose videolojërave. Në mesin e projekteve të prezantuara, paneli i ekspertëve, IFK dhe Anibar do të përzgjedhin rreth njëzet të cilat do të bashkëfinancohen nga projekti. Së fundi, Instituti Francez i Kosovës, në bashkëpunim me Anibar, do të organizojë panairin Franko-Kosovar për ndërmarrësit e rinj të kulturës nga Kosova me kompani dhe struktura të shumta franceze. Kjo do të lidhë profesionistët e sektorit me profile premtuese të krijuesve të rinj nga Kosova.

Genesis është një nga projektet më të mëdha dhe më premtuese i nisur nga Instituti i ri Francez i Kosovës dhe i financuar nga Ministria Franceze për Evropën dhe Punët e Jashtme. Nga ky projekt do të përfitojnë jo vetëm ndërmarrësit e rinj të kulturës kosovare që do të jenë pjesë e saj, por edhe industria kulturore dhe krijuese kosovare e lojërave audiovizuale, multimediale dhe video, si dhe universitetet dhe arsimi i lartë i Kosovës.

Me këtë projekt Genesis është bërë një hap i ri kyç në forcimin e bashkëpunimit kulturor dhe ekonomik ndërmjet Francës dhe Kosovës.

Genesis është një nga projektet më të mëdha dhe më premtuese i nisur nga Instituti i ri Francez i Kosovës dhe i financuar nga Ministria Franceze për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Artikull për media nga ambasada e Francës.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Roberta…