
Franca me mision faktmbledhës për dialogun, Guerot jep detaje për vizitën e deputetëve francez
Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, ka përmbledhur vizitën e delegacion të deputetëve të Asamblesë Kombëtare të Francës në Prishtinë.
Ai ka thënë se misioni i tyre në Kosovë ishte “faktmbledhës” për dialogun Kosovë-Serbi, duke shtuar e për këtë qëllim kanë zhvilluar takime me krerët e vendit.
“Ky delegacion, i cili ishte duke kryer një mision faktmbledhës në Kosovë për dialogun Kosovë-Serbi, pati mundësinë të bisedojë me shumicën e liderëve politikë kosovarë, presidenten Vjosa Osmani, kryeparlamentarin Glauk Konjufca, kryeministrin Albin Kurti, krerët e LDK-së dhe PDK-së, Lumir Abdixhiku dhe Memli Krasniqi”, ka shkruar Guerot në platformën “X”.
Ai ka thënë se delegacioni francez është takuar edhe me peshkopin e Dioqezës Rashkë-Prizren të Kishës Ortodokse Serbe, Teodosije, si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave shqiptare dhe serbe.
“Delegacioni u takua edhe me komandantin e KFOR-it, Gjeneral Barduani dhe shefin e Misionit të EULEX-it, Barbano”, ka shkruar ai.
Delegacioni nga senati francez, anëtarë të komisionit për punë të jashtme dhe mbrojtje janë përbërë nga senatorët Hélène Conway-Mouret, Michelle Gréaume, Olivier Cigolotti, Bernard Fournier dhe administratori i komisionit të punëve të jashtme, mbrojtje dhe forca të armatosura, Benoît Heurtel.