Franca merr vendimin final për trajnerin

07 janar 2023 | 15:24

Didier Deschamps do të vijojë të jetë trajneri i kombëtares franceze. Ish-kapiteni drejton “Gjelat” prej vitit 2012.

Zinedine Zidane cilësohej si kandidati për ta zëvendësuar, por Federata Franceze e Futbollit (FFF) ka vendosur t’i rinovojë kontratën.

“Dua t’u jap një lajm që më dhuron kënaqësi të madhe. Presidenti i Federatës ka vendosur të rinovojë me mua deri në vitin 2026”, deklaroi Deschamps.

54-vjeçari do të udhëheqë kombëtaren franceze në Euro 2024, kompeticion që do organizohet në Gjermani, dhe në Kupën e Botës 2026 (SHBA, Meksikë, Kanada).

 

OFFICIAL: Deschamps to remain France boss until 2026 World Cup

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rrugën e nisur me hov të madh nga Majlinda Kelmendi,…