Franca miraton kod veshjeje për deputetët pas skandaleve mediatike
Franca miratoi sot një kod veshje dhe sjelljeje për deputetët e saj pas “skandaleve mediatike” të së majtës radikale të denoncuara ashpër nga deputetët e partisë së presidentit, Emmanuel Macron.
Në fillim të dhjetorit, deputeti François Ruffin (LFI, i së majtës radikale) ishte ulur në radhët e Asamblesë Kombëtare (dhoma e ulët) me një fanellë ngjyrë të gjelbërt të një ekipi të vogël të futbollit amator të rajonit të tij.
Pak më parë, deputetë të së njëjtës parti, nën drejtimin e provokuesit Jean-Luc Mélenchon, u spikatën duke vënë në dukje Kodin e punës për të denoncuar reformën e tij, apo më tej me konserva apo paketime me makarona me vlerë 5 euro kundër një ulje të barasvlefshme të bonusit për strehim të kërkuar nga qeveria, përcjell Atsh.
Këto veprime u dënuan si ‘’skandale mediatike” nga ana e kryetarit të Asamblesë, François de Rugy, anëtar i Republikës në Lëvizje ((LREM), partia e presidentit, Emmanuel Macron.