Franca miraton përdorimin e vaksinës së zhvilluar nga Moderna
Në një deklaratë nga Institucioni i Lartë Shëndetësor i Francës theksohet se vaksina është miratuar për përdorim, dhe se vaksina është efektive kundër COVID-19
Franca ka miratuar përdorimin e vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19) të zhvilluar nga kompania farmaceutike amerikane Moderna.
Në një deklaratë nga Institucioni i Lartë Shëndetësor i Francës theksohet se vaksina në fjalë është miratuar për përdorim, se vaksina është efektive kundër COVID-19 dhe se ajo mund të aplikohet tek personat 18 vjeç e lart.
Vaksina kundër COVID-19 e zhvilluar nga Moderna është vaksina e dytë që lejohet në vend për përdorim. Franca më parë ka miratuar vaksinën kundër COVID-19 të zhvilluar nga Pfizer/BioNTech.
Alain Fischer, imunolog që koordinon strategjinë franceze të vaksinimit, deklaroi sot se vaksinat e para të Moderna do të jenë në Francë në ditët në vijim.