Franca: Mirëpresim pranimin e propozimit evropian, asociacioni duhet të themelohet pa vonesa

28 shkurt 2023 | 15:43

Dje është mbajtur takimi i shumëpritur në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i ndërmjetësuar nga shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Në lidhje me këtë, Ministrja e Jashtme e Francës ka bërë një reagim në të cilin është thënë se mirëpresin dakordimin në Bruksel, derisa ka shtuar se presin themelimin e shpejtë të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Franca e mirëpret këtë vendim të guximshëm të dyja vendeve. Tani pret që Serbia dhe Kosova të angazhohen pa rezerva dhe me të njëjtën frymë kompromisi në zbatimin e kësaj marrëveshjeje thelbësore për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Të gjitha marrëveshjet tashmë të lidhura në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian duhet të zbatohen pa vonesë, duke përfshirë dispozitat që kanë të bëjnë me Asociacionin/Bashkësinë e komunave me shumicë serbe”, është thënë në reagimin e kësaj ministrie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“S’ka çka s’ka” gjatë Marsit që po vjen në kozmosin…