Franca mohon pretendimet e Rusisë se ka mercenarë në Ukrainë
18 janar 2024
| 16:48
Franca ka mohuar pretendimet e bëra nga Rusia se kishte mercenarë francezë në Ukrainë.
Duke iu përgjigjur një deklarate të bërë në fillim të kësaj jave nga ministria ruse e mbrojtjes se Rusia kishte vrarë mercenarë francezë në Kharkiv, Ministria e Jashtme franceze ka theksuar se vendi po ndihmonte Ukrainën me furnizime, shkruan “SkyNews”.
“Franca e ndihmon Ukrainën me furnizime me materiale ushtarake dhe trajnime ushtarake, në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar, në mënyrë që të ndihmojë Ukrainën në luftën e saj për të mbrojtur sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin e saj territorial. Franca nuk ka mercenarë, as në Ukrainë dhe as gjetkë”, është thënë në reagimin e ministrisë franceze.