Franca mposht me vështirësi Australinë
16 qershor 2018
| 13:59
Kampanja e Francës ka filluar me fitore 2 me 1 ndaj Australisë, të cilën e fitoi me shumë vështirësi shkaku i mbrojtjes së ngjeshur të australianëve.
Antoine Griezmanni e Mile Jedinak realizuan nga penaltitë për rezultatin 1 me 1, ndërsa golin e fitores për “trekolorët” e realizoi Paul Pogba në minutën e 81-të.