
Franca mposhti Kroacinë
Franca ka vazhduar me fitore në Ligën e Kombeve. Ata kanë mposhtur sonte me rezultat 4-2 Kroacinë në Paris, në një ndeshje tepër interesante.
Pjesa e parë filloi shumë më mirë për Kroacinë të cilët kaluan në epërsi në minutën e 17. Dejan Lovren do të shënonte një gol të bukur për epërsinë e kroateve.
Francezët do të ndezeshin dhe do ta thyenin këtë epërsi duke shënuar në minutën e 43-të me anë të Antoine Griezmann. Ata do ta përmbysnin Kroacinë në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, ku do të shënonte autogol, Livakovic pasi devijoi goditjen e Martial.
Pjesën e dytë Kroacia do ta fillonte shumë më mirë. Zëvendësuesi Josip Brekalo do të shënonte në minutën e 55-të. Por francezët fillojnë ta rikthente lojën në dobi të saj dhe pas një ndërprerje, në minutën e 65 do të barazonte Dayot Upamecano.
Takimi megjithatë do të vendosej në minutën e 77 ku nga penalltia do të shënonte Olivier Giroud.