Franca mund Gjermaninë, takohet në finalen e madhe kundër SHBA-së

08 gusht 2024 | 22:57

Kombëtarja e Francës në Basketboll është kualifikuar në finalen e madhe të Lojërave Olimpike ‘Paris 2024’.

‘Gjelat’ mundën Gjermaninë në gjysmëfinale me rezultat 73-69, në një duel tejet interesant.

Periudha e parë e kësaj sfidë u mbyll me epërsinë e gjermanëve prej 25-18.

Franca u rikthye në lojë në periudhën e dytë duke fituar me rezultat 15-8, derisa skuadrat shkuan në pushim me rezultat të barabartë 33-33.

Basketbollistët e Francës edhe në periudhën e tretë luajtën më mirë duke e mbyll këtë dhjetëminutësh më avantazhin 23-17, derisa francezët epërsinë e krijuar e ruajtën deri në fund të kësaj supersfidë e cila përfundimisht mbyllet me rezultat 73-69.

Franca në finale do të përballet me SHBA-në pasi kjo e fundit mundi Serbinë me rezultat 95:91.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Ballkanit është befasuar nga Larne e Irlandës së…