Franca ndalon përdorimin e telefonave në shkolla
30 korrik 2018
| 21:20
Parlamenti i Francës ka miratuar një ndalesë për përdorimin e telefonave mobil në shkolla.
Sipas ligjit të miratuar sot, ndalimi i përdorimit të telefonave do të bëhet nëpër shkollat të mësimit parafillor, fillor dhe në shkollat e mesme.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron kishte bërë fushatë për ndalimin e përdorimit të telefonave mobil në shkolla.
Nxënësit francezë deri më tash nuk ishin lejuar që të përdornin telefonat e tyre gjatë orëve mësimore dhe çdo shkollë, kishte rregullat e veta, nëse do t’i lejonte apo jo që nxënësit që të përdornin telefonat.
Por, me ligjin e ri të miratuar do të ndalohet që telefonat të përdoren në çdo shkollë të Francës.