Franca nderon ish-ambasadorin Qëndrim Gashi me urdhërin “Komandant i Legjionit të Nderit”
Qëndrim Gashi, ish-Ambasador i Kosovës në Francë u nderua sonte me urdhërin “Komandant i Legjionit të Nderit”.
Urdhëri i ndarë nga Presidenti Macron, iu dorëzua Ambasadorit Gashi sonte në një ceremoni të veçantë në Ambasadën e Francës në Prishtinë.
Siç njofton ish-ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku, titullin e Komandantit të Legjionit të Nderit e kanë vetëm Ismail Kadare dhe Edi Rama.
“Qëndrimi është mbase personi më i ri në moshë që ka këtë titull. E mes shqiptarëve, për aq sa kam njohuri, titullin e Komandantit të Legjionit të Nderit e kanë vetëm Ismail Kadare dhe Edi Rama. E nga sot, edhe Qëndrimi i Kosovës! Çfarë nderi për ne”, shkroi Çitaku në Twitter.
Ndërkaq, Gashi ishte liruar nga detyra, vitin e kaluar nga presidentja Vjosa Osmani.
Qëndrim Gashi ishte emëruar ambasador në Francë më 2016, sipas tij me nismën e ish-presidentes, Atifete Jahjaga.
Qëndrim Gashi, ish Ambasadori i Kosovës në Francë u nderua sonte me udhëtin Komandant i Legjionit të Nderit.
Urdhëri i ndarë nga Presidenti Macron, iu dorëzua Ambasadorit Gashi sonte në një ceremoni të veçantë në Ambasadën e Francës në Prishtinë. pic.twitter.com/5NaGxWjTdM
— Vlora Çitaku ? (@vloracitaku) March 10, 2022