Franca në çerekfinale, ndeshje spekakolare ndaj Argjentinës

30 qershor 2018 | 18:06

Një ndeshje spekakolare është zhvilluar ndërmjet Francës dhe Argjentinës në 1/8 së finales në Kupën e Botës “Rusia 2018”.

Gjashtë gola u shënuan në takimin e sotëm, me Francën që shkon tutje pasi me rezultat prej 4 me 3, transmeton Koha.net.

Ishte Franca që kaloi e para në epërsi në minutën e 13 përmes Griezmannit që shënoi nga penaltia.

Argjentina barazoi shifrat në minutën e 41 me një supergol të Angel Di Marias, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Pjesën e dytë Argjentina e nisi më mirë duke kaluar në epërsi në minutën e 48 përmes Mercados, i cili devijoi një goditje të Leo Messit për ta dërguar topin në rrjetë.

Megjithatë Franca u kundërpërgjigj për mrekulli në vazhdim të takimit.

Pavard shënoi supergol në minutën e 57, kurse dy gola të tjerë i shënoi ylli i PSG-së, Kylian Mbappe.

Kurse golin e fundit e shënoi Kun Aguero pas një krosimi shumë të bukur nga Leo Messi në minutën e 90+3.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka konfirmuar se ndaj Igballe…