Franca nuk do t’i karantinojë shtetasit e huaj

04 maj 2020 | 10:35

Franca nuk do të karantinojë shtetasit e huaj nga zona Shengen, të Bashkimit Evropian ose nga Britania e Madhe, konfirmoi Pallatin Elysee për CNN të dielën e 3 majit.

Deklarata është kontradiktore me atë të ministrit të Shëndetësisë, Olivier Véran, i cili një ditë më parë tha se duhen karantinuar të gjithë njerëzit që hyjnë në Francë.

Zona e Shengenit është një zonë prej 26 vendeve evropiane që nuk kanë kufij të brendshëm dhe lejojnë që njerëzit të lëvizin lirisht ndërmjet tyre, përfshirë vendet si Spanja, Franca, Greqia, Gjermania, Italia dhe Polonia.

Pallati Elysée nuk deklaroi nëse udhëtarët nga ShBA-ja do të karantinoheshin nëse hyjnë në Francë.

Franca planifikon heqjen e masave të bllokimit të vendit nga 11 maji.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pse ende nuk ka një vendim përfundimtar nga Ministria…