Franca: I papranueshëm propozimi i BE-së për bujqësi
02 maj 2018
| 18:04
Propozimi i Komisionit Evropian (KE) për të zvogëluar subvencionet për 5 për qind në buxhetin 2021-2027 janë të papranueshme dhe Franca do të kundërshtojë çdo hap që prek drejtpërdrejt fermerët, ka njoftuar Ministria franceze e Bujqësisë.
Franca është përfituesja më e madhe e Politikës së përbashkët bujqësore të Bashkimit Evropian (BE).
“Për Stephane Travert, ministër i Bujqësisë, një hap i tillë është thjesht i paparamenduar”, është thënë në njoftimin e Mistrisë franceze të Bujqësisë.
Udhëheqja e Bashkimit Evropian ka propozuar të mërkurën zvogëlimin e subvencioneve duke tentuar që të promovohen politika të reja, me qëllim të përmbushjes së hapësirës pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja.