Franca paraqet projekt-rezolutë për armëpushim në Gaza
Izraeli dhe grupet militante palestineze në Gaza shkëmbyen përsëri zjarr gjatë natës dhe orëve të para së mërkurës. Si rrjedhojë e luftimeve të paktën 215 njerëz, përfshirë gati 100 gra dhe fëmijë, janë vrarë deri më tani në Gaza, sipas ministrisë së saj të Shëndetësisë. Ndërsa Izraeli ka raportuar për 12 viktima, përfshirë dy fëmijë.
Përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund dhunës deri më tani nuk kanë pasur sukses.
Franca ka paraqitur një projekt-rezolutë në Këshillin e Sigurimit të Kombet e Bashkuara, në bashkërendim me Egjiptin dhe Jordaninë, duke kërkuar një armëpushim.
Më herët të martën, Izraeli hapi për pak kohë një kalim kufitar në Gaza për të lejuar një karvan ndihmash të hynte. Sidoqoftë, vendkalimi u mbyll përsëri pasi u sulmua nga mortaja dhe raketa palestineze.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një video të shpërndarë në rrjetet sociale tha se luftimet do të vazhdojnë për aq kohë sa duhet për të vendosur qetësinë për të gjithë qytetarët izraelite./Tv Klan/