Franca planifikon të zgjasë afatin e izolimit
08 prill 2020
| 22:06
Franca do të zgjasë izolimin në gjithë vendin, të vendosur për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.
Izolimi do të zgjatet përtej 15 prillit. Kështu ka thënë një zyrtar i presidencës, për agjencinë “AFP”.
Presidentin francez, Emmanuel Macron, pritet t’i drejtohet përsëri kombit javën tjetër, njoftoi Presidenca Franceze.
Ky pritet të jetë adresimi i tretë i Macronit dhe i pari nga Pallati Elysee, që prej fillimit të krizës.
Franca është në izolim që nga 17 marsi për të ngadalësuar përhapjen e epidemisë.
Autoritetet lejojnë vetëm udhëtime thelbësore që duhet të justifikohen me një letër të nënshkruar.
Të mërkurën, në Francë u raportuan 541 vdekje të tjera nga COVID-19 , duke e çuar numrin e përgjithshëm në 10,869.