Franca publikon listën e ‘Euro 2024’, rikthehet Kante

17 maj 2024 | 11:26

Trajneri i Francës, Didier Deschamps ka publikuar listën e lojtarëve për “Euro 2024”, duke qenë një nga favoritët kryesor për të shkuar deri në fund të turneut.

Djemtë e Deschamps shpresojnë të largojnë zhgënjimin e tyre në Kupën e Botës 2022 pasi u mundën me penallti nga Argjentina e Lionel Messit në finalen e Katarit.

Deschamps emëroi skuadrën e tij për turneun, i cili do të zhvillohet në Gjermani. Ylli i Premier Ligës, Michael Olise nuk është në listë përkundër një sezoni mbresëlënës me Crystal Palace, ndërsa befason emri i ish-lojtarit të Chelseat, N’Golo Kante, i luan në Al Ittihad. Përveç Olise, mungesa të tjera të dukshme janë edhe Malo Gusto, Jean Clair Todibo, Matteo Guendouzi, Jean-Philippe Mateta dhe Moussa Diaby.

Lista e futbollistëve

Portierët

Areola, Maignan, Samba.

Mbrojtësit

Kounde, Clauss, Pavard, Konate, Saliba, Upamecano, Hernandez, Mendy.

Mesfushorët

Camavinga, Fofana, Rabiot, Zaire-Emery, Tchouameni, Griezmann, Kante.

Sulmuesit

Barcola, Dembele, Coman, Giroud, Kolo Muani, Mbappe, Thuram.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Faton Abdullahu, duke…