Franca publikon listën për ndeshjet e shtatorit

31 gusht 2023 | 18:54

Franca ka publikuar listën e të ftuarve për ndeshjet e muajit shtator.

‘Xhelat’ janë lider të padiskutueshëm në grupin B, me plotë 12 pikë, për në kualifikueset e Euro 2024. Ndeshjet e shtatorit i luajnë ‘për sy e faqe’, por do kemi një super përballje.

Më 7 shtator luajnë ndaj Irlandës, me fillim nga ora 20:45. Kurse ndaj Gjermanisë më 12 shtator nga ora 21:00.

Lista përbëhet nga 23 lojtarë, në mesin e tyre edhe shumë yje. Mungesë e madhe është Raphael Varane, për shkak të lëndimit me Man United.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Romelu Lukaku është transferimi i bujshëm i Romës në merkaton…