Franca rikthen ambasadorin në Australi

07 tetor 2021 | 15:58

Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian ka bërë me dije se Franca do ta rikthejë ambasadorin e saj në Australi.

Për kreun e diplomacisë franceze do të ketë një ripërcaktimin të marrëdhënieve dypalëshe pas tërheqjes së Australisë nga pakti që kishte me Francën në fushën e mbrojtjes.

“I kam kërkuar ambasadorit tonë të kthehet në Canberra me dy misione – të ndihmojë në ripërcaktimin e kushteve të marrëdhënies sonë me Australinë në të ardhmen dhe të mbrojë interesat tona në zbatimin konkret të vendimit Australian për t’i dhënë fund programit të nëndetëseve ”, ka deklaruar Jean-Yves Le Drian para ligjvënësve francezë.

Australia zgjodhi që të bënte një kontratë miliarda dollarëshe për nëndetëset me energji bërthamore me britanikët dhe amerikanët.

Më herët, kishte një kontratë me Francën të cilën e prishi. Kjo solli edhe revoltim nga francezët që tërhoqën ambasadorin e tyre për disa javë edhe nga SHBA-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besimi i rusëve ndaj presidentit, Vladimir Putin, ka rënë në…