Franca rrit nivelin e rrezikut nga gripi i shpezëve
05 dhjetor 2023
| 10:35
Franca e ka rritur nivelin e rrezikut për gripin e shpezëve nga “i moderuar” në “të lartë”, pas identifikimit të rasteve të reja të sëmundjes, ka thënë Ministria e Bujqësisë të martën, duke detyruar fermat që t’i mbajnë zogjtë në ambiente të brendshme, për ta parandaluar infektimin.
Influenza Avian, e njohur shpesh si gripi i shpezëve, ka rezultuar me asgjësimin e qindra miliona zogjve në gjithë botën, vjetëve të fundit.
Ajo zakonisht përhapet në vjeshtë dhe dimër dhe është identifikuar në shumë shtete evropiane në javët e fundit, përfshirë Gjermaninë, Holandën dhe Belgjikën.
Franca ka thënë javën e kaluar se e ka identifikuar rastin e parë të prekur me këtë virus, në veriperëndim të shtetit.