Franca sërish goditet nga i nxehti
24 korrik 2019
| 08:16
Qyteti francez i Bordosë është goditur nga temperatura më e lartë, që nga fillimi i regjistrimit të temperaturës nga ana e njeriut. Të martën, në këtë qytet francez është regjistruar temperatura 41.2 celcius.
Evropa perëndimore po ballafaqohet me valën e dytë të nxehtësisë këtë verë.
Metereologët parashikojnë se në ditët e ardhshme, i nxehti do të përfshijë edhe Belgjikën, Gjermaninë dhe Holandën.
Zëdhënësja e Organizatës Botërore të Meteorologjisë, Claire Nullis, tha se valët e nxehtësisë “janë pasojë e ndryshimeve klimatike”.