Franca shënon 8 gola ndaj Kazakistanit, Holanda shokohet nga Mali i Zi (foto)

13 nëntor 2021 | 23:03

Sonte në mbrëmje ndeshjet eliminatore për Kupën e Botës kanë prodhuar rezultat interesante. Holanda bën një hap fals duke barazuar 2-2 përballë ekipit të Malit të Zi.

“Tulipanët” udhëhiqnin 0-2, ballkanasit gjetën forcën dhe barazuan në 10 minutat e fundit të takimit, duke shtyrë festën te holandezët për kualifikimin në Botëror

Tashmë, holandezëve iu duhet të luajnë ndeshjen e fundit eliminatore në shtëpi përballë Norvegjisë, të cilët gjithashtu kanë ambiciet e tyre për të prekur Katar 2022.

Belgjika është siguroi një vend në Botëror, pasi mundën me rezultatin e pastër 3-1 ekipin e Estonisë, duke u shkëputur 5 pikë nga vendi i dytë.

Franca ndërkohë shkatërroi 8-0 Kazakistanin ndonëse biletën e Botërorit e kishte prerë disa javë më parë me fitoren e finales së Ligës së Kombeve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupet negociatore nga rreth 200 vende të botës, pjesëmarrëse në…