
Franca tërheq ambasadorin nga Italia
07 shkurt 2019
| 16:01
Ministria e Jashtme e Francës ka njoftuar këtë të enjte se ka tërhequr ambasadorin e vet në Itali për konsulta pas një serie të provokimeve nga Roma zyrtare.
“Për disa muaj Franca ka qenë subjekt i akuzave të përsëritura, sulmeve të pabaza dhe deklarime të ashpra që secili i di dhe i ka në mëndje”, është thënë në qëndrimin e Ministrisë së Jashtme të Francës, shkruan “Euronews”.
Më tej thuhet se dyshohet që sulmet kanë “qenë të paprecedenta që nga përfundimi i luftës”.