Franca thërret ambasadorin e Turqisë pas deklaratës së Erdogan
25 tetor 2020
| 00:13
Franca e thërret ambasadorin e Turqisë, pas deklaratës të presidentit turk, Rexhep Tayyip Erdogan, i cili kishte thënë se Emmanuel Macron, presidenti francez ka nevojë për trajtim mental për qëndrimin e tij ndaj myslimanëve.
Zyra e Macronit ka thënë ” Zemërimi dhe fyerja nuk janë një metodë”, shkruan Reuters, transmeton “Klan Kosova”.
Macron ditë më parë kishte thënë për myslimanët në Francë se janë duke krijuar një separatizëm islamik.