Franca thirrje diplomatëve dhe zyrtarëve: Shmangni udhëtimet në Iran

29 gusht 2018 | 07:39

Franca u ka thënë diplomatëve të saj dhe zyrtarëve të ministrisë së jashtme që të shtyjnë për një kohë të pacaktuar të gjitha udhëtimet jothelbësore në Iran, duke përmendur një komplot me bombë dhe një forcim të qëndrimit të Teheranit ndaj Francës.

Memoja përmend një komplot të fshehtë për të bombarduar një tubim të mbajtur nga një grup opozitar iranian në afërsi të Parisit, ku mori pjesë avokati i Trumpit, Rudy Giuliani, si një shenjë e qëndrimit më agresiv të Teheranit ndaj Francës.

“Duke pasur parasysh rreziqet e njohura të sigurisë, të gjithë zyrtarët e departamenteve, qoftë nga selitë apo postet (jashtë shtetit), duhet të shtyjnë deri në një njoftim të mëtejshëm, me përjashtim të punëve urgjente, çdo plan udhëtimi në Iran”, ka bërë me dije sekretari i përgjithshëm i Mnistrisë së Jashtme të Francës, Gourdault-Montagne.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti në vendin për…