![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/04/GettyImages-1207648319-714x456-1.jpg)
Franca u kërkon qytetarëve të largohen nga Rusia
03 mars 2022
| 10:44
Franca u bëri thirrje qytetarëve të saj të enjten që të largohen nga Rusia nëse prania e tyre atje “nuk është thelbësore”, pas pushtimit të Ukrainës nga Moska dhe mbylljes së hapësirës ajrore midis Rusisë dhe Bashkimit Evropian.
“Në kontekstin e pushtimit të Ukrainës nga Rusia dhe pas vendosjes së sanksioneve ndërkombëtare, ne duhet të rrisim vigjilencën tonë”, ka shkruar Ministria e Jashtme në faqen e saj të internetit.