Franca ul përdorimin e parasë ‘cash’
Banka e Francës do të mbyllë mbi 1/3 e qendrave që menaxhojnë paranë cash deri në fund të vitit 2022, ndërkohë që pandemia po përshpejton rënien e përdorimit të bankënotave.
Operacionet do të ndalojnë në 14 nga 37 qendra që magazinojnë paranë cash dhe zëvendësojnë kartëmonedhat e dëmtuara. Banka Qendrore vlerëson se rrjeti do të jetë 40 % i nën përdorur nëse vazhdon të zgjerohet me këtë normë.
Masat e karantinës si pasojë e pandemisë, kanë bërë që më shumë njerëz të blejnë në platforma online, ndërkohë që pagesat pa kontakt kanë inkurajuar përdorimin e kartave. Konsumatorët kanë qenë gjithashtu të shqetësuar mbi infektimin nëpërmjet kartmonedhave, pavarësisht se banka qendrore e ka hedhur poshtë këtë rrezik. Këto i kanë dhënë vrull rënies së përdorimit të parasë cash’, që ka rënë me 20 % nga viti 2012 deri në 2019-ën. Banka Qendrore pret një tjetër rëni me 25 % deri në vitin 2022, nga niveli i 2020-s, shkruan “scantv”.
Franca, së bashku me Holandën dhe Finlandën, është një ndër vendet e Eurozonës ku konsumatorët kanë favorizuar zakonisht përdorimin e kartave, sipas Erick Lacourrege, drejtor i parasë cash’, degëve dhe shërbimeve tek Banka e Francës. Nga ana tjetër, Gjermania, Spanja dhe Italia kanë qenë shumë më të ngadalta në zëvendësimin e kartmonedhave.