Franca vendos për të ardhmen e Deschampsit
11 korrik 2024
| 16:38
Edhe pas eliminimit nga Spanja, Franca e konfirmuar Didier Deschamps në krye te shtabit teknik.
Lajmin e ka zyrtarizuar presidenti i Federatës Franceze, Dialo, i cili theksoi se rrugëtimi me teknikun 55-vjeçar do të vijojë edhe pas Evropianit. Sipas tij, Deschamp i ka arritur objektivat dhe nuk duhet të hidhet poshtë i gjithë kontributi i tij, pas vetëm një ndeshje.
“Nuk shoh ndonjë arsye për të vënë në pikëpyetje kontratën e Deschamps. Rezultatet e mëparshme flasin në favor të tij dhe objektivat janë arritur. Didier do të vazhdojë misionin e tij”, ka thënë mes të tjerash numri një i federatës franceze.
Didier Deschamps ka qenë në qendër të kritikave gjatë këtij turneu, kjo për shkak të lojës aspak bindëse të gjelave.