Franca voton në zgjedhjet parlamentare
Votuesit francezë dolën për raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare të dielën.
Kjo ka mundësi që të bëhet shkak që partia National Rally e ekstremit djathtë (RN) të dalë si partia më e fortë, duke dëmtuar rëndë autoritetin e presidentit Emmanuel Macron.
Pjesëmarrja ishte 26.3% rreth mesditës, nga 18.99% gjatë raundit të dytë të votimit në 2022, tha Ministria e Brendshme, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Ishte niveli më i lartë i pjesëmarrjes në mesditë që nga viti 1981, thanë anketuesi Harris Interactive dhe Ipsos, duke ilustruar interes të fortë publik në një zgjedhje që ka polarizuar pikëpamjet politike.
Sondazhet e fundit të opinionit kanë parashikuar që RN të fitojë shumicën e vendeve në Asamblenë Kombëtare, por parashikoi se mund të mos ketë një shumicë absolute.