Franca zgjat gjendjen e jashtëzakonshme deri më 10 korrik
Franca ka zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme deri më 10 korrik. Ky vendim i jep fuqinë qeverisë franceze për të zbatuar masa për të shmangur një valë të dytë të Covid-19.
Ligjin për këtë çështje shteti francez e kaloi në parlament në fundjavë dhe ai me pas u shqyrtua nga Gjykata Kushtetuese të hënën e 11 majit.
Gjykata hoqi disa dispozita, të tilla si lejimi i qeverisë për të mandatuar karantinën për udhëtarët jashtë shtetit pa urdhrin e gjykatësit.
Ai gjithashtu përforcoi mbrojtjet e intimitetit rreth të dhënave personale që do të mblidheshin në një sistem gjurmimi që ende nuk është zhvilluar
Ligji i jep shtetit fuqinë për të zbatuar masa si kufizimin e udhëtimit brenda 100 kilometrave nga shtëpia, duke e bërë të detyrueshme përdorimin e maskave në transportin publik dhe ndalimin e tubimeve të më shumë se 10 personave.
Franca ka qenë në gjendje të jashtëzakonshme që nga 17 marsi, shkruan CNN.