![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/02/2-cassano.jpg)
“France Football” publikon 10 talentët e shkuar dëm, kryeson Cassano
A mund ta quajmë talent të shkuar dëm një lojtar që ka shënuar rreth 150 gola në karrierën e tij, fitoi një La Liga, një Serie A dhe dy Superkupa të Italisë? Po nëse emri është Antonio Cassano, i cili mund t’i kishte dhënë shumë më tepër futbollit botëror.
Kjo është të paktën ajo që mendon “France Football”, revista sportive franceze që shpiku “Topin e Artë” dhe akoma e jep atë çdo vit. Ajo ka përpiluar renditjen e dhjetë talenteve më të shkuar dëm në historinë e futbollit. Sipas revistës franceze, këta lojtarë mund të kishin dhënë shumë më tepër por, përkundrazi, kanë pasur një karrierë të përzier. Antonio Cassano është në vendin e parë. “France Football” i kujton ish-talentit barez shansin e dështuar te Real Madridi, grindjet me Capellon etj. Përmendet, gjithashtu, një pasazh nga autobiografia e Tottit, e cila e përcakton Cassanon si lojtarin më të fortë me të cilin ka luajtur ndonjëherë.
Në vendin e dytë të kësaj renditjeje speciale është një tjetër njohje e vjetër e Serisë A, Paul Gascoigne. Në vendin e tretë, Stan Bowles, rekordmen i paraqitjeve me QPR në vitet ’70. Në këtë klasifikim ka edhe ish-lojtarë të tjerë të Serisë A, të tillë si Andry van der Meyde dhe Adriano Leite Ribeiro.
Lista e 10 talentëve më të mirë, të shkuar dëm, sipas “France Football”
- Antonio Cassano
- Paul Gascoigne
- Stan Bowles
- Antonio Valentin Angelillo
- Dimitar Berbatov
- Rashidi Yekini
- Mario Basler
- Nicolas Anelka
- Andy Van der Meyde
- Adriano