“France Football” vlerëson maksimalisht Zenelin
Revista prestigjioze javore me bazë në Paris, “France Football” e ka vlerësuar lartë paraqitjen e Arbër Zenelit për Stade de Reims.
Që prej mbërritjes së tij në Reims më 26 janar, 23-vjeçari ka luajtur 18 minuta kundër Olympic Marseille dhe 6 kundër Toulouse.
Por, këtë fundjavë kundër Rennes, trajneri David Guion e futi atë në lojë në minutën e 55-të në vend të Mathieu Cafaro. Zëvendësimi doli të ishte tejet i suksesshëm. Pak sekonda pasi u fut në lojë, Zeneli qëlloi shtyllën me një goditje të fuqishme nga rreth 30 metra largësi. Pak më vonë, ai bëri asistimin e parë në Ligë 1, duke ia përgatitur golin Oudinit në fitoren 2-0 të Reims.
“Energjik, teknik dhe vullnetar, një futbollist që ishte në radarin e shumë klubeve evropiane, përfshirë Chelseat, ka bërë punë të mirë në kampionat. Dhe, natyrisht, ky është vetëm fillimi”, shkruan “France Football” për Zenelin.