Francë-Kroaci, finalja e Kupës së Botës
11 korrik 2018
| 22:43
Kroacia e ka shkruar historinë duke u kualifikuar në finale të Kupës së Botës “Rusi 2018”, pasi e mposhti Anglinë (2-1).
Anglia e nisi më mirë ndeshjen dhe pas pesë minutave shënoi golin e parë, autor ishte Trippier nga gjuajtja e lirë. Ne pjesën e dytë kroatët e barazuan rezultatin me golin e Perishiqit.
1-1 përfundoi koha e rregullt, kurse në vazhdime Kroacia shënoi golin e fitores nëpërmjet sulmuesit Mario Mandzukiq (108).
Kroacia në finale më 15 korrik do të luajë ndaj Francës.
/Epoka e re/