Francë / Ngatërroi gazin me frenat, i moshuari futet me makinë në kishë

28 dhjetor 2020 | 00:43

Tre persona u plagosën ditën e sotme në Francë, pasi një i moshuar u fut shpejtësi me makinë në kishë duke marrë përpara cdo gjë që gjeti.

Fillimisht u dyshua se kishim të bënim me një sulm terrorist pas disa ngjarjeve që ndodhën këtë vit në Francë, por më pas u sqarua se ishte thjeshtë një aksident.

Mediat franceze raportojnë se një i moshuar, 84 vjeç ngatërroi pedalet dhe në vend që të shtypte frenat i dha gaz duke u futur brenda kishës në Decize, pak përpara nisjes së meshës.

“Njerëzit raportuan se një makinë kishte hyrë në kishë dhe se kishte të shtëna me armë, por në fakt, ishte zhurma e karrigeve dhe sendeve të tjera që shkatërruan nga makina” shkruajnë mediat.

“Zoti na shpëtoi” tha At Zhan Bosco Akogo, ndërsa rrëfeu se “E gjithë porta dhe trarët ranë dhe u thyen. Për fat të mirë ende nuk kishte shumë njerëz brenda kishës” tha ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjashtë persona, pesë nga të cilët me origjinë shqiptare dhe…