
Francë: Treni godet autobusin e shkollës, 3 të vdekur
14 dhjetor 2017
| 20:00
Së paku 3 persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar pasi një tren është aksidentuar me një autobus shkolle në Francë.
Autobusi i shkollës është goditur nga treni rreth 11 milje nga qyteti i Perpignanit, afër kufirit me Spanjën, transmeton lajmi.net
Ekipet e shpëtimit dhe policia kanë arritur në vendngjarje.
Nuk dihet për informacione shtesë dhe numrin e të lënduarve nga ky aksident.