FRANCESCO TOMADA
Francesco Tomada ka lindur në vitin 1966 dhe jeton në Gorizia. Koleksioni i tij i parë, “L’infanzia vista da” (Fëmijëria e parë nga këtu) u botua në vitin 2005 dhe në vitin 2007 fitoi çmimin kombëtar “Beppe Manfredi” për punën më të mirë. Tekstet e tij janë botuar në anglisht, frëngjisht, sllovenisht, sllovakisht dhe në gjuhë të tjera.
1.
* * *
Nëse ajo që po përjetojmë është dashuri
të kërkojmë çfarë ka përtej saj
sepse ne u betuam në dy gjëra
e para: do të jemi besnikë jo për detyrë
por për vullnet
e dyta: të pajtosh
është sikur të tradhtosh
2.
* * *
Gjiri yt ma mbush tamam grushtin e dorës
sot i kam gishtat e prerë dhe plot spira druri
dhe është një kompliment që më frikëson
dhe nuk mund ta them: trupi yt ka formën e dhimbjes sime
(Përktheu nga italishtja, për revistën “Akademia”, Leonora Buçinca)