Françeska Jaçe flet për herë të parë pas aksidentit në Vlorë, ja gjendja e modeles
Françeska Jaçe ka reaguar për herë të parë pas aksidentit te rreth rrotullimi i Nartës në Vlorë. Në videon e publikuar në Instagram shfaqet Françeska, e cila i falënderon të gjithë për mesazhet e përzemërta
“Zoti ju ndihmoftë! Faleminderit të gjithëve për telefonatat dhe mesazhet e përzemërta”, shkruan bukuroshja në Instastory.
Modelja dhe ish-banorja e “Big Brother”, Françeska Jaçe, është aksidentuar tek rreth rrotullimi i Nartës dy ditë më parë, si pasojë e shpejtësisë përtej normave të lejuara. Makina e saj doli nga rruga duke u përmbysur, por fatmirësisht pa rrezik.
Ajo mori vetëm disa plagë të lehta në trup, pasi mjeti me të cilin udhëtonte është përmbysur kokëposhtë në vendin që lidh autostradën me hyrjen e qytetit bregdetar.
Si pasojë e përplasjes, automjeti ka pësuar dëme materiale. Françeska Jaçe është ndihmuar nga kalimtarë të rastit për të dalë jashtë makinës së përmbysur.