Franceska Jaçe i “tërbon” të gjithë me lëvizjet provokuese (Video)
11 janar 2021
| 03:41
Franceska Jaçe ishte e ftuar mbrëmjen e së shtunës në “Shiko Kush Luan” dhe iu kërkua si sfidë që të realizonte videon më hot që do thyente rrjetin, duke përdorur produkte ushqimore dhe ajo e pranoi.
Në mes të skenës u vendos një vaskë dhe ish-banorja e Big Brother u fut brenda saj teksa bënte lëvizje provokuese.
Në një moment ajo mori një shishe me qumësht dhe e derdhi mbi gjoksin e saj, që ishte ekspozuar nga fustani me dekolte të hapur.
Më pas Franceska Jaçe filloi të qëronte një banane ndërkohë që ishte në vaskë dhe e konsumoi përpara kameras.
Dhe në fund derdhi shllak mbi gjokin e saj, e për këtë i erdhi në ndihmë Rezart Veleshnja.
Padyshim që Franceska Jaçe “dogji” rrjetin me videon e nxehtë që realizoi me sukses.