Francezët: Koronavirusi nuk mbijeton në ujërat e detit

22 maj 2020 | 11:57

Koronavirusi nuk mbijeton në ujërat e detit.

“Ky është lajm i mirë për ata që do t’i frekuentojnë plazhet këtë verë”, thanë studiuesit e “Ifremer”, Instituti i Kërkimeve Franceze për Detin. Për të arritur në përfundimet e tyre, studiuesit francezë studiuan midhjet dhe mostrat e ujit të detit të marra në pika të ndryshme në bregdetin e Francës. Ndër 21 molusqet e analizuara, asnjë nuk tregoi gjurmë të koronavirusit.

“Edhe nëse nuk mund të flasim për siguri për të gjithë molusqet dhe ujërat detare të Francës, mungesa e gjurmëve të Covid-19, i zbuluar nga studimi ynë, është një lajm i mirë”, theksuan studiuesit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njerëzit që janë të izoluar nga shoqëria kanë gati 50…