Francezët ‘kryqëzojnë’ Macron, mijëra protestues mbushin sheshet e Parisit

09 janar 2022 | 16:04

Pak ditë nga deklarata e presidentit të Francës, Macron se do t’u nxijë jetën të pavaksinuarve, mijëra persona kanë dalë kundër tij, duke shprehur pakënaqësi kundër kreut të shtetit francez, 3 muaj përpara zgjedhjeve presidenciale.

Mijëra francezë mbushën rrugët e Parisit ku kundërshtojnë miratimin e vaksinimit të detyrueshëm anticovid nga Dhoma e Ulët.

Protestat vijnë edhe pas gjuhës që përdori presidenti Emmanuel Macron, i cili u shpreh se do t’ua nxinte jetën të pavaksinuarve.

Deklaratat e tij nxitën reagime të ashpra nëpër medie nga palët kundërshtare dhe qytetarët.

Presidenti i patriotëve dhe kandidati për president, Florian Filipot e quajti presidenti Macron të çmendur që çon vetëm në përçarje.

“Kemi më shumë njerëz se në 17 korrik, francezët po zgjohen dhe po ngrihen kundër sharjeve të një kreu shteti të çmendur që çon vetëm në fyerje, përçarje dhe aparteid kundër popullit të tij. Kjo ndodh për herë të parë në historinë e Republikës së Francës, francezët nuk e pranojnë këtë, duan respekt, liri dhe trajtim të barabartë mes tyre. Ata ndihen qytetarë dhe jo bisha.”, ka deklaruar një protestues./oranews/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Andy Murray thotë se ai është i tronditur nga situata…