Francezët votojnë sot
07 korrik 2024
| 08:33
Franca po voton sot në një nga zgjedhjet e saj më të rëndësishme në vite, me të djathtën ekstreme që shpreson për një fitore historike.
Kjo është hera e parë që Tubimi Kombëtar i Marine Le Pen dhe Jordan Bardella ka pasur një shans realist për të drejtuar qeverinë dhe për të marrë kontrollin e plotë të Asamblesë Kombëtare.
Por, pas fitores së RN në raundin e parë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të dielën e kaluar, qindra kandidatë rivalë u larguan për t’u dhënë të tjerëve një shans për të mposhtur të djathtën ekstreme.
Votimi në Francës filloi nga ora 08:00 dhe sondazhet e para do të publikohen 12 orë më vonë.