Francezi Anthony Monin përforcon Llapin

02 shkurt 2021 | 17:21

Skuadra e Llapit ka arritur marrëveshje dyvjeçare me qendërmbrojtësin francez Anthony Monin i cili nga dita e martë është bashkuar me skuadrën, ndërsa ka pasur edhe disa minuta në ndeshjen kontrolluese ndaj Bashkimit.

24-vjeçari ka lindur në Besancon të Francës. Pozita e tij natyrale është qendërmbrojtës dhe ka bërë karrierë te skuadrat e FC Vesoul, Caledonian Braves FC, Berwick Rangers FC U20 dhe, së fundmi, te FC Vallorbe-Ballaigues.

“Klubi ka kompletuar dokumentacionin e nevojshëm për regjistrimin e futbollistit para arritjes në Kosovë dhe Anthony Monin ka të drejtë loje që nga ndeshja e parë për Kupë ndaj Ballkanit që pritet të zhvillohet më 10 shkurt”, thuhet në njoftimin e Llapit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për president, Ramush Haradinaj, ka thënë se do të…