Francezi përdori foton e Lorik Canës për të joshur gra, përballet me 22 akuza për abuzime seksuale

12 shtator 2020 | 09:00

Një grua që pretendon se një përdhunues që përdor aplikacione për takime e detyroi atë t’i bënte seks oral. Kështu ajo i ka thënë gjykatës duke treguar se nuk e thirri menjëherë policinë sepse “thjesht donte që ajo të mbaronte sa më parë”.

David Gabrieli, një shtetas francez që jeton në Sidnei, është akuzuar për sulm seksual të katër grave që ai i njoftoi në aplikacionet e njohura të takimeve RSVP dhe Bumble midis gushtit të vitit 2017 dhe janarit të 2018-ës.

Gjykata e Qarkut ka dëgjuar se ai paraqitej në internet si një mjek që punonte në ambasadën zvicerane dhe përdori fotografi e futbollistit shqiptar Lorik Cana për t’i tërhequr gratë dhe për t’i bindur ato të vizitonin apartamentin e tij Maroubra, shkruan The Weekend Australian.

Babai i dy fëmijëve, 39 vjeç, është deklaruar i pafajshëm për 22 akuza, përfshirë 13 akuza për sulme të pahijshme, 5 akuza për marrëdhënie seksuale pa pëlqim, 2 akuza për marrëdhënie të rënda seksuale pa pëlqim dhe 2 akuza për paraburgim. Megjithatë, gjyqi vazhdon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar indeksin e…